Disa protestues serbë në Zveçan ngritën pankarta, ku shkruan: “Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona”, apo “Duam paqe, jo gaz lotsjellës e shok-bomba”.
Ata nuk nxorën asnjë provë që do t’i mbështeste pretendimet e tyre për dëbimin. Protestuesit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, prej ditësh, protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë.
Izmir Zeqiri, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se në ndërtesën kryesore të komunës së Zubin Potokut nuk ka kushte për punë, prandaj ai vazhdon të ushtrojë detyrën e tij të kryetarit të komunës nga zyra për komunitete në fshatin Çabër.