Ish-kryeminstri Sali Berisha në konferencën e përjavshme për mediat u pyet në lidhje me lirim me kusht të ish-ministrit të mbrojtjes Sajmir Tahiri.
Berisha u shpreh ai u Lirua me urdhër të Ramës, ndryshe sipas tij do të zbulohen lidhjet e Olsit me bandat nga Afrika në Meksikë
“U lirua me urdhër të Edi Ramës, ultimatumin që Tahiri i çoi Ramës se është dita e fundit e durimit, ndryshe do të zbulohen lidhjet e Olsit me bandat nga Afrika në Meksikë.
Është urdhër direkt i Ramës, Saimir Tahiri ia dha se unë do të di të mbrohem dhe më në fund, ai arriti ta mposhtë Edi Ramën” tha ai.