-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi më Vuçiçin, Osmani: Ma kërkoi Macron dhe Scholz

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmeni tha në një konferencë për media pas samitit të dytë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian se takimi me Vuçiçin ishte një kërkesë nga presidenti Macron dhe kancelari Scholz.

Ajo tha se ishte një takim informal dhe jo negociues. Osmani gjithashtu theksoi se gjatë takimit iu kërkuan zgjedhje të reja në veri.

“Nuk kisha asnjë plan të takohesha me Vuçiqin. Sigurisht, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë është i vazhdueshëm në Bruksel…ishte mjaft një insistim që nga mëngjesi nga shumica e liderëve evropian dhe sigurisht, si presidentja e njerëzve të Kosovës dua të tregoj konstruktivitetin që është një virtyt i popullit tonë, të tregojmë vullnetin se mund të flasim me të gjithë…kjo nuk është hera e parë që e gjejmë vetën me Vuçiqin në një takim të tillë. Por më duhet të them se ky takim, i cili ishte një takim me insistimin e presidentit Macron dhe kancearit Scholz, kërkesë e tyre të cilën e respektova duke qenë se janë disa nga aleatët tanë më të afërt, nuk ishte një takim negociues por një shkëmbim pikëpamjesh.

MMund të them se Vuçiq shkëmbeu pamjet, ai vajtonte dhe ankohej dhe sigurisht nuk tregonte të vërtetën që është një virtyt i tij duke qenë ministri i propagandës së Vuçiq”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit