-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në Veri, Rama flet për BBC: SHBA dhe BE kanë tërësisht të drejtë, Kurti jo!

Kryesoret

Kryeministri Rama ka folur sot në një intervistë për BBC në lidhje me tensionet në veri të Kosovës. Sipas Ramës, situata është shqetësuese, por shtoi se nuk do i jepte shumë theks në përdorimin e fjalës rrezik.

“Kjo situatë është provokuar nga fillimisht serbët që braktisën institucionet. Krijuan vakum. Së dyti nga autoritetet e Kosovës që insistuan që të fusnin kryekomunarët e rinj në godina, ku shumica është serbe. Kështu që të saktësoj ishte shumë mirë që kishte zgjedhje për të treguar se asnjë nuk e rrëmbente dot procesin demokratik, por nuk ishte ide e mirë që të insistonin që këta 4 zyrtarë të futeshin në godina.

Nuk jam këtu të gjej fajtorin por për t’ju përgjigjur pyetjes tënde. Mendoj që situata është për tu parë me sy optimist, pasi Serbia dhe Kosova, falë Kurtit dhe Vuçiç janë pranë për të mbyllur marrëveshjen historike. Duke qenë se marrëveshja franko-gjermane është shumë afër janë si çift që po futet në kishë për t’u martuar por zihen sepse po e rimendojnë vendimin.

A mendon se kjo marrëveshje do të ndodhë?

Rama: Nuk ka mënyrë tjetër në tokë që kjo marrëveshje nuk do të ndodhë. Pyetja është kur? Ishim në Moldavi dhe kishte besim tek liderët perëndimore që të dyja anët duhet të uleshin dhe të binin në marrëveshje.

Agresioni erdhi nga serbët…

Rama: Është e vërtetë por në anën tjetër është po ashtu e vërtetë që të dërgoni këto 4 kryekomunarë kundër mendimit të miqve, ishte e tepërt. Mendoj se Serbia nuk është më rrezik për Kosovën që nga viti 1999 dhe tani është koha për paqe dhe normalizim. Është koha që të mendojmë për marrëveshjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit