-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbët fushatë për vrasjen e ushtarit amerikan në veri: Kthehu në shtëpi

Kryesoret

Në veri të Republikës së Kosovës ka disa ditë që janë vendosur trupat e KFOR-it, përfshirë edhe ato amerikane, që të kujdesën për sigurinë në atë pjesë, pas protestave të dhunshme të organizuara nga serbët lokalë.

Në rrjetin social “twitter” disa llogari me emra të ndryshëm, kanë nisur një fushatë linçuese kundër një ushtari të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilin kanë arritur që të identifikojnë nga një fotografi që i është shkrepur atij në veri të vendit.

“Amerikan, Kosova është Serbi, kthehu në shtëpi”, ka shkruar një prej llogarive që ka shpërndarë fotografinë e ushtarit amerikan. Një tjetër llogari, ka komentuar tek postimi i njejtë duke bërë thirrje për vrasjen e ushtarit. “Kthehu në shtëpi, ose do të vritesh”, shkruan një komentues tjetër.

“Stanley solli një armë automatike në tokën e shenjt serbe, ai kurrë s’duhet të kthehet më në shtëpi”, është komenti tjetër. Një tjetër llogari ka shkruar se “Stanley është një ushtar fashist” dhe se “NATO është organizatë Naziste që synon shkatërrimin e Rusisë”. Përveç këtyre komenteve e thirrjeve për vrasje ka edhe dhjetëra komente tjera që linçojnë e shajnë në drejtim të ushtarit amerikan.

Postimet në rrjetet sociale

/ Gazeta Ekspress

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit