Goditet një rast kontrabande në Durrës. Sekuestrohet një sasi bizhuterish floriri (177 unaza, varëse, ora), 1900 euro dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kokainë.
Arrestohet shoferi i furgonit ku u gjetën bizhutë, eurot dhe doza me kokainë, Artur Mici 41 vjeç, banues në Tiranë, që po udhëtonte nga Italia për në Durrës.
Gjatë kontrollit të detajuar, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në furgon, 1900 euro dhe bizhuteri floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Hetimet vijojnë.