Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme ka zhvilluar një takim në fshatin Muhoc të Ferizajt ku ka bërë thirrje për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.
“Situata në veri të Kosovës duhet të de eskalohet, për këtë është e nevojshme që të mos ketë më protesta të dhunshme, ata të cilët i kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe gazetarët duhet të përballën me drejtësinë, e që në të ardhmen të kemi zgjedhje të lira, ku qytetarët e shprehin lirshëm vullnetin e tyre”, tha ai.
Sipas tij, veriu i Kosovës ka nevojë për zgjedhje të lira por nevojitet paraprakisht sundim të ligjit, si dhe fushata për zgjedhje të jetë e lirë.