Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka njoftuar se përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak dhe dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, do të qëndrojnë të hënën dhe të martën në Kosovë dhe Serbi.
Shkak i këtij qëndrimi në 2 vendet janë tensionet në veri të Kosovës ku kanë qëllim qetësimin e situatës.
Stano ka thënë se përfaqësuesi i BE-së dhe ai i ShBA-ve, të hënën do të jenë në Kosovë.
“Mund të konfirmoj se përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak do të shkojë në Prishtinë dhe Beograd të hënën dhe të martën, së bashku me të dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, për të ndjekur thirrjet e nivelit më të lartë të BE-së për de-përshkallëzimin e tensioneve në veriun e Kosovës. Përshëndetjet më të mira”, tha ai.
Mësohet se ata do ta kenë një vizitë edhe në veri të vendit.