-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I lanë hatër mbetjet pas? Nita zbulon raportin me Zhaklina Lektarin

Kryesoret

Nita Latifi ka vendosur të hedhë pas krahëve përplasjet e ashpra me Zhaklin Lekatarin në rrjetet sociale pas komentit që kjo e fundit bëri për shqiptarët gjatë një udhëtimi në Serbi.

Ish konkurrentja e BBV2, u shpreh ditën e djeshme se pavarësisht të gjithë situatave me Zhaklinën e vlerëson atë si njeri dhe për forcën që ka për të shprehur mendimin e saj.

“Pavarësisht situatave Zhaklinën e vlerësoj si njeri dhe forcën që ajo ka. E kam vlerësuar gjatë rrugëtimit në BBV për guximin që ka pasur për të shprehur mendim e saj”, ka thënë Nita në emisionin “Se luan topi”.

Ndërkohë Nita foli edhe për krisjen e raportit me Bledi Manen. Ajo tha se Bledi ishte një mik i mirë brenda shtëpisë, por pas daljes ka rezultuar që raporti mes tyre të jetë ndryshe.

“Bledi ka qenë një mik i mirë brenda në shtëpi, jashtë doli të ishte ndryshe. Ne jemi njerëz ka momente që nuk merremi vesh, ka momente që gabojmë.

Mua nuk më ka pëlqyer sjellja e tij jashtë shtëpisë. Gjithsesi mendoj që më e mira është që të ulen dhe t’i sqarojnë të gjithë keqkuptimet e tij.”- tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit