-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau bashkatdhetarin, flet shqiptari: Bëhet fjalë për çështje delikate

Kryesoret

Petrit Gega, 52-vjeçari i cili vrau bashkatdhetarin Alfons Kola, pasditen e së mërkurës në Itali ka folur përpara hetuesve italianë.

Gega, i cili u arrestua pak kohë pas vrasjes, mësohet se ka dhënë versionin e tij të fakteve, megjithatë mediat italiane shkruajnë se detajet janë të rezervuara.

“Bëhet fjalë për një çështje delikate”, mësohet të jetë shprehur avokatja e 52-vjeçarit, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Gega dhe Kola ishin të dy nga fshati Kallmet i Vogël i Lezhës. Fqinj mes tyre, familjet kishin pasur raporte të mira dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende të paqarta.

52-vjeçari e goditi të riun disa herë me thikë buke dhe e la të gjakosur në mes të rrugës. 33-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.

Ngjarja e rëndë ndodhi jashtë ambienteve të një lokali në Calcinato të Brescia-s, nën sytë e dëshmitarëve të shumtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit