Pjesë e grupit kriminal që u arrestua sot në Kuçovë për shitje lëndësh narkotike është dhe nipi i ish-Gjeneralit Bardhyl Kollçaku, deputet i qarkut Berat. 23-vjeçari Jurgen Kollçaku u arrestua në kuadër të operacionit “Vëzhgimi”.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka bërë me dije sot finalizimin e operacionit policor të koduar “Vëzhgimi” si dhe arrestimin e 4 shtetasve: Jurgen Kollçaku,23-vjeç, Gjergji Braha,26-vjeç, Kleo Doko,18-vjeç dhe Sherif Isaj,19-vjeç,tre të parët banues në Kuçovë.
4 të rinjtë ishin pjesë e një grupi të struktuar kriminal që merrej me shitjen në doza të lëndës narkotike “cannabis sativa” në zona të ndryshme të qyteteve Berat dhe Kuçovë.
Për arrestimin e tyre DVP-së Berat ju desh një hetim 2-mujor me metoda proaktive,për dokumentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.
Burimet policore konfirmojnë se gjatë kontrrollit në banesat dhe automjetet në pronësi të këtyre shtetasve u gjetën dhe sekuestruan edhe armë të ftohta dhe municione luftarake, ndërkohë që po vijojnë hetimet me qëllim identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Mes 4 të rinjve të arrestuar si pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal është edhe nipi i ish-gjeneralit Bardhyl Kollçaku, njëkohësisht deput i qarkut Berat. 23-vjeçari Jurgen Kollçaku është djali i shtetasit Fadil Kollçaku, që rezulton të jetë djali i xhaxhait të gjeneral Bardhyl Kollçakut. Syri.net