Grupi i PD-së që drejtohet nga Gazment Bardhi diskutoi sot me deputetët si do të shkohet drejt zgjedhjes së strukturave të reja. Pesë janë pikat e asaj që Bardhi e quajti platformë për bashkimin e PD-së. Organizimi, Bardhi kërkon që të bëhet nga poshtë lart, pra nga baza dhe jo e kundërta me nxitim.
GRUPI PD, SHPREH QËNDRIMIN SI MË POSHTË:
- Ndasitë në mendime dhe qëndrime për çështje të ndryshme brenda Partisë Demokratike nuk duhet të shfokusojnë partinë nga misioni i saj për t’u bërë alternativë qeverisëse.
-
Riorganizimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë, me synim bashkimin e demokratëve, forcimin e partisë dhe ndërtimin e një partie moderne.
-
Krijimin e një grupi pune përbashkues për ndjekjen dhe realizimin e procesit të riorganizimit, sipas një plani të qartë, transparent dhe gjithëpërfshirës, që ndjek këto hapa:
– Hapi i parë: Hapja e partisë dhe certifikimi i anëtarsisë aktuale;
– Hapi i dytë: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege;
– Hapi i tretë : Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë. -
Fushatë ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve.
-
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk mbështet asnjë proces organizimi të nxituar, të njanshëm, që nxit përçarjen dhe thellon ndasitë brenda Partisë Demokratike.
Bardhi: Tabaku, drejtuesja më e lartë e PD-së! S’e kam kompleks të ulem me Berishën