Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi i ftuar tek “5pyetjet nga Babaramo” për të folur për situatën e në veri të Kosovës, tha se tensionet janë pasojë e veprime të kryeministrit Kurti.
“Në fakt nuk është diçka e re në trajektoren e veprimit politik të Kurtit. Kjo nuk është kriza e parë që vjen nga Kurti.
Të gjitha veprimet që sillën në këtë situatë ishin pasojë e veprimeve të Kurtit. Pra kishim një proces zgjedhor që erdhi si pasojë e veprimeve të gabuara të Kurtit.
Unë ju thash që nuk ka kërkesë për dorëheqje të kryetarëve të zgjedhur në veri të vendit. Me partnerët ndërkombëtarë unë kam pasur takim të vazhdueshëm nesër do të kemi një takim tjetër ditën e nesërmve me ta.“, tha Krasniqi.
“Nuk mund të sillemi me kaq arrogancë kundër gjithë botës që na ka ndidhmuar në secilën etapë të pavarësisë sonë.
Unë mendoj që ideja e nocionit në këtë moment nuk duhet të ngrihet fare sepse kemi të bëjmë me një krizë që e kemi në mesin tonë.
Kjo e heq vëmendjen nga tema qëndrore. Ne nuk duhet t’ja lehtësojmë një arsyetim Kurtit e të thotë se nuk e lamë të punojë. Le të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij të gabuara. Tani duam të ruhet pozicioni i Kosovës kundrejt partnerëve të saj.
Kjo situatë mund të interpretohet si situatë ku Kurti duke mos pasur asnjë sukses në asnjë prej fushave, krijon këto kriza për të hequr vëmendjen nga shqetësimet reale” shtoi ai.