Vetëm 20 minuta nga fillimi i provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, është publikuar online teza e provimit.
Kujtojmë se në orën 10:00 ka nisur provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në kuadër të Maturës Shtetërore.
Edhe në provimin e parë të Anglishtes, teza e provimit doli pak minuta pas fillimit të procesit të testimit.
Në lidhje me këtë problematikë të konstatuar ndër vite, reagoi dje edhe vetë ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila garantoi se nuk do të kishte më përsëritje të rastit dhe se janë marrë masat për ta garantuar këtë gjë.
Por, mesa duket ky ka qenë thjesht një dështim i radhës nga ana e MAS.