Një muaj pas tragjedisë që goditi Torremaggiore-n në Itali ku Taulant Malaj vrau me thikë të bijën Xhesika dhe italianin Massimo De Santis pasi dyshonte se ishte personi me të cilin e tradhtonte gruaja, Tefta Malaj.
Vëllai i Massimo De Santis, 51-vjeçarit që u vra nga dora e shqiptarit ka folur për mediat italiane.
“Vëllai im nuk e meritonte të vdiste kështu. Do kisha preferuar një vdekje në rrethana të tjera, por ama ai nuk e meritonte një vdekje si kjo”, tha Pasquale.
Për mediat ka folur edhe vëllai tjetër Gianluca, emri i të cilit qëndron në tabelën që është vendosur për shitje dhe aktualisht jeton mamaja e tyre 80-vjeçare.
“Mamaja ime nuk ka dalë kurrë vetëm nga shtëpia që nga dita e tragjedisë. Më duhet ta marr në katin e tretë dhe kur ajo del nga ashensori duke ngulur sytë drejt përpara si për të hequr imazhin e çarçafit të bardhë që mbulonte trupin e përgjakur të Massimo-s të shtrirë në tokë”, thotë Gianluca.
Në shkallën ku jetonte Massimo dhe familja shqiptare tashmë duket gjithçka normale. Mediat italiane shkruajnë se në citofon janë ende emrat e protagonistëve të tragjedisë.
Aty ku dikur shtrihej trupi i pajetë i Massimo-s pas goditjeve të Taulant Malaj, tashmë është pastruar dhe është vendosur një vazo.