-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Messi u “pret” shpresat katalanasve, konfirmon transferimin te Inter Miami

Kryesoret

Ylli argjentinas, Lionel Messi ka nënshkruar me skuadrën amerikane, Inter Miami duke i dhënë fund thashethemeve për një rikthim te Barcelona.

Messi u largua nga ekipi i Paris Saint-Germain  pas 2 vitesh pasi u transferua nga ekipi i Barcelonës, ekip ku mori famën dhe shkëlqimin e karrierës.

Ndërkohë lajmin e ka konfirmuar edhe Messi i cili ka pranuar se ai do të luajë për Inter Miamin sezonin e ri.

“Do t’i bashkohem Inter Miamit. Ky vendim është konfirmuar 100 për qind”, ka thënë në një intervistë Messi.

“Nëse do të ishte çështje parash, do të shkoja në Arabi apo diku tjetër. Me dukeshin shumë para për mua”, tha ai për MD.

“E kam mbështetur Barçën gjatë këtij viti, jam një tifozë i tyre. Kam folur shumë me Xavin, ne kemi biseduar dhe kemi pasur mesazhe të shpeshta vazhdimisht”, ka thënë tutje Messi.

“Dëshiroja më të vërtetë që të kthehesha në Barça, e kisha këtë ëndërr. Por, pas asaj që ndodhi dy vite me parë, nuk dëshiroja që të jem në të njëjtën situatë përsëri, duke lënë të ardhmen time në duart e dikujt tjetër…”.

“Dëshiroj t’i marrë vet vendimet, duke menduar për veten dhe për familjen time”, ka thënë ndër të tjera Messi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit