Mbrëmja e djeshme ishte e tensionuar për demokratët e vulës. Sharje, ofendime dhe deri në kufijtë e përplasjes fizike.
@5pyetjet.alMomenti kur njerëzit e Bashës sulmojnë deputetët: T’ju vijë turp
Në momentin që në selinë e re të PD-së zyrtare përballë Kryesisë së Kuvendit po zhvillohej mbledhja për të vendosur për procesin zgjedhor të partisë, mbështetësit e Bashës ishin gjatë gjithë kohës pas derës duke kërcënuar, sipas gazetarëve dhe operatorëve që ishin duke ndjekur zhvillimet deri në orët e para të mëngjesit.
Në fund teksa nisi procesi i votimit për të vendosur nëse më parë do të bëhej analiza dhe zgjedhja e drejtuesve do të fillonte nga baza në qendër apo e kundërta, sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Saimir Korreshi dhe deputetë të tjerë u larguan nga salla.
Por në dalje u përballën me kërcënimet dhe ofendimet e militantëve të Bashës, të cilët i ndoqën deri tek kangjellat e kryesisë së Kuvendit. “Po na torturoni në kurrizin tonë. Dhe nuk vjen turp. T’ju vijë turp! Ju keni ndenjur si mbretër atje. Turp t’ju vijë” dëgjohen fjalët e militantëve për deputetët.
https://5pyetjet.al/2023/06/07/sharje-dhe-ofendime-militantet-e-bashes-ndjekin-deputetet-ne-erresire/