Pas nënkryetares së PD-së, Jorida Tabaku, kanë dhënë dorëheqjen edhe dy anëtarë të tjerë të kryesisë.
Mësohet se, deputetët Flamur Hoxha dhe Ori Nebiaj kanë dhënë dorëheqjen mesditën e sotme si anëtarë të kryesisë.
Pas mospranimit të postit të kryetarit, Jorida Tabaku jep dorëheqjen si nënkryetare e PD
Gjatë votimit të djeshëm Flamur Hoxha votoi kundër hapjes së menjëhershme të garës për kryetar të PD-së, ndërsa Nebiaj abstenoi.
Kujtojmë se, Jorida Tabaku ka dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm dorëheqjen si nënkryetare e Partisë Demokratike.
Vendimi i saj ka ardhur pas një mbledhje të tensionuar prej 6 orësh në kryesinë e PD-së ku në fund 17 anëtarë votuan për hapjen e menjëhershme të garës dhe mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të partisë në 29 korrik.