Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur me 50 milionë lekë të vjetra shoqërinë e e hidrokarbureve “Gega Oil”.
Komisioni i Konkurrencës në njoftim zyrtar sqaron se nga vlerësimi i dokumentacionit, evidentoi faktin se shoqëria “Gega Oil SHA” nuk ka njoftuar autoritetet për bashkimin me shoqërinë tjetër “Genklaudis SHA”.
Pas vlerësimit të efekteve që ka sjellë transaksioni në tregun përkatës, u konstatua mbivendosje midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar në tregun e naftës dhe benzinës.
Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës, me Vendimin nr. 993, datë 08.06.2023 vendosi gjobë mbi shoqërinë GEGA OIL GROUP SHA, në masën 5.000.000