Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka dalë në gjykatë për masën e sigurisë. Pesë orë zgjati seanca. Dako mohoi akuzat dhe kërkoi lirimin nga qelia kundrejt garancisë pasurore. Në orën 14:45 gjykata u tërhoq për të marrë vendimin. Dako dhe disa zyrtarë të tjerë të këtij institucioni akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve”.
Dosja e pallatit/ Dako: S’i pashë katet pa leje! Më lironi nga qelia
Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka kërkuar sot nga gjykata lirimin nga qelia me argumentin se nuk kishte dijeni për katet pa leje të pallatit që u bë shkak për arrestimin e tij. Këtu bëhet fjalë për dosjen e parë, ku SPAK thotë se bashkia firmosi legalizimin e 4 kateve pa leje të pallatit pa nxjerrë akoma lejen e ndërtimit.
Për dosjen e dytë, Dako fajin ua ka hedhur vartësve që ka pasur në bashki. “Nuk kam pasur dijeni për tenderin për shëtitoren te “Currilat”. Tenderi për shëtitoren te “Currilat” ka qenë në dorë të specialistëve. Unë nuk e kam shkelur ligjin” tha ai.
Dako në gjyq: S’e kam shkelur ligjin! Tenderin e bënë vartësit, jo unë