-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas hekurave për shpërdorim detyre, Vangjush Dako del sot para GJKKO!

Kryesoret

Ish-kryebahskiaku i Durrësit, Vangjush Dako del sot para Gjykatës së Posaçme. Seanca do të zhvillohet në orën 10:00 dhe Dako do të njihet me masën e sigurisë. Aktualisht Vangjush Dako po mbahet te Blloku i Sigurisë në rrugën “Mine Peza”. Ndërsa avokati i tij Petrit Ismaili, e ka cilësuar si të panevojshëm arrestin me burg. Duke thënë se SPAK po përballet me një trysni nga ana e mediave dhe e ndërkombëtarëve.

Vangjush Dako dhe ish bashkëpunëtorët e tij në bashki akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në dy raste. Bëhet fjalë për një pallat që u nis 7 kate në 2010 dhe përfundoi 11 kate në 2014 dhe u dëmtua nga tërmeti në 2019. Për këtë u arrestua dhe ndërtuesi i pallatit Fiqiri Farruku. Për këtë rast akuzohen Vangjush Dako, Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Adhurim Qehajaj. Arkitekti Ermal Lama, projektuesja Meri Semini topografët Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.

Rasti i dytë ka të bëjë me një tender të datës 25 mars 2014 për shërbim konsulence. Sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Për këtë akuzohen Vangjush Dako dhe grupi punës i përbërë nga, Adhurim Qehajaj, Diana Dedja, Adnan Toçila, anëtarë të cilët kanë patur si detyrë, përcaktimin e termave të referencës dhe fondin limit.

Fillimisht fondi limit i tenderit në fjalë ishte 21 milionë lekë. Por për shkak se sipërfaqja e projektit, u ndryshua nga 2.04 hektarë në 20.4 hektarë, vlera arriti në 210 mln lekë. Edhe pse KLSH kërkoi në 2015 që të merreshin masa për rikuperimin dëmit. Kjo jo vetëm nuk u bë, por kompania shleu 40 % e vlerës së mbetur. Duke i shkaktuar dëm shtetit 18 milionë lekë.

Pikërisht “gabimi” me një presje dhjetore u bë shkak për 10-fishimin e vlerës së tenderit të shëtitores së plazhit në Durrës. Tenderi i datës 25 mars 2014 u denoncua edhe nga Ferdinand Xhaferraj, kryetar i PD në Durrës, në vitin 2020.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit