-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një në katër persona mbi 60 vjeç në 2023, vendi i papërgatitur për moshat e vjetra!

Kryesoret

Popullsia e Shqipërisë përveç se po rrudhet me shpejtësi nga viti në vit, po pëson tranzicion, ku moshat e reja po reduktohen me shpejtësi, teksa po rritet armata e personave në moshe pensioni. Të dhënat e INSTAT tregojnë se me 1 janar 2023 popullsia mbi 60 vjeç ishte sa një e katërta e totalit të popullsisë.

Personat + 60 përbënin 23.5% të totalit të popullsisë me një rritje 1 pikë përqindje në krahasim me vitin 2022 dhe me rritje 8.8 pikë për qind që nga viti 2011 kur u krye censi i fundit për popullsinë.

Bumi i lindjeve në vitet 1960 po sjell rritje të shpejtë të pensionistëve këtë dekadë teksa popullsia në moshë pune po tkurret me shpejtësi nga rënia e lindjeve dhe norma e lartë e migracionit.

Me ritme të shpejta po rriten edhe personat mbi 80 vjeç që konsiderohet popullsia shumë e plakur. Numri i tyre arriti në 90,543 me 1 janar 2023 dhe zunë 3.3 për qind të popullsisë totale.

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërorë po tregojnë se numri i pensionistëve po shënon rritje më të shpejtë se numri i kontribuuesve. Në vitin 2022 për çdo përfitues kishte vetëm 1.1 kontribuues nga 1.2 që ishte ky raport në vitin 2018.

Me një popullsi që plaket me shpejtësi, Shqipëria po përballet me një sfidë të afërt për të siguruar aksesin në shërbime të përballueshme dhe cilësore të kujdesit afatgjatë për të gjithë të moshuarit në nevojë.

Kosto e parashikuar e kujdesit puna është të paktën 1.08% e PBB-së, por plakja e popullsisë pritet të sjellë një rritje të konsiderueshme të kërkesës për kujdes afatgjatë në 30 vitet e ardhshme./Monitor.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit