Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka reaguar lidhur me propozimin e draftit të Kryeministrit Edi Rama tek kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron, për Asosacionin e komunave me shumicë serbe.
Ai tha se propozimi është i pavlefshëm pasi nuk ka autorësinë e institucioneve të Kosovës.
”Ne nuk e dimë motivin e Shqipërisë zyrtare pse ka dalë me një qëndrim të tillë. Atë që duhet ta them është që as një propozim që nuk ka autorësi të institucioneve të Kosovës, nuk ka vlerë për Kosovën”, tha Abdixhiku në Pressing të T7.