Zv/ ministrja Meri Kumbe, kandidate për ambasadore në Izrael ishte e parë në seancën e dëgjesave për kandidatët për ambasadorë që u zhvillua te Komisioni i Jashtëm. Një pyetje e deputetit Tritan Shehu shkaktoi debat mes tij dhe drejtueses së komisionit, Mimi Kodheli.
Debati në komisionin e Jashtëm;
Tritan Shehu: Do të kërkoni që ambasada shqiptare të spostohet në Jerusalem?
Mimi Kodheli: Zonja Kumbe, ju ftoj të mos i përgjigjeni kësaj pyetje. Do të kemi kohë
Tritan Shehu: Jo. Unë dua përgjigje për pyetjen. Mos bëni si struci, që të fusni kokën aty.
Mimi Kodheli: Vetëm protagonistin mos e bëni. Kemi kandidatët sot protagonistë.
Tritan Shehu: Jo unë nuk bëj protagonistin, por anëtarin e komisionit të Jashtëm.
Mimi Kodheli: Edhe unë jam në të drejtën time të bëj komente. Të lutëm, të lutëm, ohh të lutem…. do të marrim një notë jokaluese.
Tritan Shehu: Nuk është hera e parë.
Mimi Kodheli: Prandaj kemi 10 vite ne në pushtet. Ju keni ngelur në klasë. Mbani shënime… mbani shënime…
Tritan Shehu: Dua përgjigjen unë….
Mimi Kodheli: Patjetër, patjetër…me zor (qesh). Mos e përsërisni më atë pyetje.
Tritan Shehu: Derisa të përgjigjet.
Mimi Kodheli: Dhe unë e ftoj të mos përgjigjet se do të vijë kandidati tjetër.
Meri Kumbe: Mendova se u dha ministër nga diskutimet këtu. Ju jeni me shumë eksperiencë, e dini shumë mirë që ambasadori. Figura është personaliet me integritet, nuk shkon atje me qëndrim personal.
Alizoti kundër kandidaturës për ambasadore në Izrael: Rama po bën “qoka”