Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me anë të një postimi në “Twitter” ka reaguar në lidhje me akuzat ndaj draft-Statutit për Asociacionin q për zgjidhjen e konfliktit në veri të Kosovës.
Rama shkruan se ata që shajnë dhe akuzojnë pa ditur fare se çfarë përmban ky draft-Statut i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë, “se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial.
“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur”, shkruan Rama.
Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur!
— Edi Rama (@ediramaal) June 9, 2023