-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alizoti kundër kandidaturës për ambasadore në Izrael: Rama po bën “qoka”

Kryesoret

Komisioni i Jashtëm nisi sot dëgjesat me kandidaturat e propozuara për ambasadorë të Shqipërisë në disa vende të Evropës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pasi kanë marrë dritën jeshile nga kryeministri, 12 propozimet e qeverisë shqiptare do të shpalosin platformën e tyre përpara deputetëve të Komisionit të Jashtëm.

Meri Kumbe e propozuar si ambasadore në Izrael ishte e para që doli përpara komisionit.

Deputeti Tomor Alizoti, tha se qeveria e ka kthyer në vend qokash politikën e jashtme dhe emërimet në postet diplomatike. Ai u shpreh kundër zonjës Kumbe, që është zv/ ministre.

Politika e jashtme është kthyer në vend qokash. Izraeli është një vend me një potencial të madh dhe do të doja të shikoja në një njeri, njohës të mirë të Izraelit. Mendoj se jeni në postin e gabuar.

Do të ishit shumë mirë në UNESCO. Izraeli është vend shumë delikat. Prodhon shumë politikë. Ambasadori është figurë e madhe, figurë shumë serioze e një shteti. Nuk duhet të jetë vend qokash ky post.

Diplomacia ngjan pak me ushtrinë, që fillon nga grada më e ulët deri tek ambasador. Pse në postet diplomatike duhet të ketë njerëz që duan vetëm kryeministrin?!” tha ai.

Agron Gjekmarkaj u shpreh se Turqia dhe Konferenca Islamike na kushtëzojnë marrëdhëniet me Izraelin.

Marrëdhënia me konferencën Islamike na kushtëzon disi marrëdhëniet me Izraelin, nuk e di si do menaxhohet kjo, për të dalë mbi këtë kushtëzim që na vjen nga Turqia, apo Konferenca Islamike mbi Izraelin” tha Gjekmarkaj.

Pas Kumbes do të dalin përpara komisionit Ervin Bushati dhe Vasilika Hysi të propozuar në SHBA dhe në OKB, si dhe Zhaklina Peto në Mal të Zi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit