Cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” që kanë spikatur në “Instagram” këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë personat që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave:
10.Kristi Aliajn e kemi parë këto kohë të angazhuar në televizion, duke qenë si pjesë e jurisë në “She’s on top”. Ai këtë javë ka humbur 2 mijë ndjekës.
9.Po ashtu me humbje ka rezultuar dhe Armaldo Kllogjeri, duke rënë me 1 mijë ndjekës.
8.Olta Gixhari këtë javë ajo ka shtuar 1 mijë fansa në “Instagram”.
7.Keisi Medini ka shtuar 2 mijë ndjekës në “Instagram”.
6.Në vend të gjashtë renditet Dea Mishel, të cilën e shohim çdo të diel krah Kristit në jurinë e “She’s on top”. Po ashtu si Keisi edhe ajo ka shtuar 2 mijë ndjekës në “Instagram”.
5.Jori Delli është një nga konkurrentet e “Kepit të Tundimeve” që ka nisur tashmë xhirimet. Këtë javë ajo ka shtuar 3 mijë ndjekës.
4.Elvis Pupa gjithashtu si Jori ka shtuar 3 mijë ndjekës.
3 Me po 3 mijë ndjekës të shtuar është dhe Kiara Tito. Së fundmi ajo ka udhëtuar drejt Turqisë për xhirimet e emisionit “Kepi i Tundimeve”, ku dhe është publikuar një video nga Bodrumi, ku Kiara ka thënë se po vjen diçka shumë e madhe që publikut do i pëlqejë shumë.
2.Luiz Ejlli ka 4 mijë ndjekës më shumë nga java e kaluar. Ai ka publikuar projektin e tij më të ri që titullohet “Përjetësisht” dhe u kthye menjëherë në një sukses të padiskutueshëm.
1.Vendin e parë për këtë javë e rrëmben Ronaldo Sharka me 5 mijë ndjekës më shumë për këtë javë. Gjithashtu dhe ai si Jori Delli është në Turqi ku po xhirohet “Kepi i Tundimeve”.