Në 14 Maj Mirdita vendosi që bashkinë t’ia hiqte nga duart socialistit Ndrec Dedaj dhe t’ia besonte një djali të ri, Albert Mëlyshit, i cili ende nuk e ka marrë zyrtarisht detyrën.
Deri atëherë, socialisti që është në detyrë po vazhdon që të bëjë tenderat e fundit. “5Pyetjet.al” ju sjell dokumentet.
Në datë 7 qershor, Dedaj me firmën e tij ka hapur një procedurë prokurimi për asfaltim dhe ndërhyrje për përmiresimin e shtresave asfaltike në territorin e Bashkisë Mirditë. 246 milionë lekë është vlera e tenderit.
Ofertat mbyllen në datë 27 qershor për t’u shpallur më pas fituesi. Pyetja që është shtrohet është se pse me kaq nxitim, a nuk kishte kohë më parë Dedaj?
Kompania që do të fitojë tenderin sipas gjasave do të shpallet nga administrata e re, por fakti është që kushtet dhe kriteret i ka hartuar, qepur e kopsitur kryetari që humbi zgjedhjet.