Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në një konferencë në Dubrovnik ku foli edhe për tensionet e fundit në veri.
Ai u shpreh se Kosovës i duhet të merret me ekstremistë të dhunshëm, ultranacionalistë dhe të djathtë që besojnë në “Botën Serbe” dhe e shohin atë si “bota ruse”. Këta njerëz janë ata të cilët admirojnë Millosheviqin ose Putinin”.
Kurti tha se Kosova mund ta reduktojë prezencën e policisë speciale në komunat veriore nëse ekstremistët e dhunshëm i japin fund trazirave.
“Unë mendoj se rruga përpara është dialogu intensiv për të implementuar marrëveshjen dhe ne kemi një marrëveshje dhe duhet ta implementojmë”, ka thënë kryeministri Kurti.








