-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

ME VIDEO-Dushan Janiç: Baton Haxhiu njeriu i besuar i Serbisë

Kryesoret

Shqipëria u fut në “lojë” duke propozuar një draft për Asociacionin me komuna serbe në veri të Kosovës. Situata e tensionuar në veri dhe planet për zgjidhje janë kryefjalë jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe në Serbi.

Mirëpo gjatë debateve në studiot televizive njëri nga analistët në Beograd, Dushan Janiç është shprehur shkoqur se Baton Haxhiu, që drejton faqen “Albanian Post” është njeriu i besuar i Serbisë.

Janiç që është një nga analistët më të njohur dhe serioz të Beogradit jep detaje gjatë bisedës në studio duke zbuluar sipas tij lidhjet e forta të Haxhiut me Serbinë.

Kurrë nuk e kam parë. Tani po dëgjoj që paska tetë pikë. Aq sa di unë Albanian Post…ai Haxhiu…e ka publikuar Albanian Post, ai Haxhiu.

Haxhiu ka qenë gjithmonë lajmëtari zyrtar i besuar i Beogradit. U kërkoj falje, e dua Haxhiun. Ndonjëherë jap deklarata që më shohin këta nga Beogradi nëpërmjet Albanian Post” tha ai.

Një tjetër nga studio e pyet; “Prandaj ai (Haxhiu) nga Kurti ka ikur tek Rama?”.

Ai plan me gjasë…unë do ta quaja kështu…aty përmendet Dushan edhe datat për zgjedhje. Mirë, mirë Batoni e di.

Nëse jo më shumë, e din propozimin e Serbisë. Ai nuk…unë jam shumë prec…dëgjova. Nëse din diçka, e din propozimin e Serbisë” shprehet Dushan Janiç.

Kjo nuk është hera e parë që Baton Haxhiu akuzohet për lidhje me Serbinë. Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha herë pas here e akuzon Baton Haxhiun se është argat i Serbisë e ish-Shefit të UDB-së, Jovica Stanishic.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit