Raporti mes Efi Dhedhes dhe Luiz Ejllit ka qenë dhe është një nga ‘misteret’ që i mbeti publikut pas përfundimit të edicionit të Big Brother VIP 2.
E ku ka më mirë se për ta shuar kureshtjen sesa në emisionin Përputhen, aty prej nga Efi u bë e njohur.
“Do fillojë të kuptojë Efin”, ishte një nga mesazhet e ardhura nga publiku i “Përputhen” për Luizin, teksa ishte sot në rolin e opinionistit.
“Atë e ka në dorë Brikenda, Efi ka qenë një konkurente siç ka qenë Brikenda. Noshta është tjetër gjë ta paragjykosh një format, ose një emision apo konkurent nga jashtë, është tjetër gjë kur je vetë brenda”, tha Luizi.
Më pas, ai u pyet gjerë e gjatë nga Bora për këtë raport.
Biseda
Bora Zemani: Si janë marrëdhëniet e tua me Efin? Takoheni?
Luizi: Mirë janë, unë s’kam kohë me pi kafe me nanën teme, jo më me Efin.
Bora Zemani: Po nëse do kesh kohë do pish kafe me Efin?
Luizi: Po do e pi, me qumesht të ftohtë ajo, makiato unë.
/5pyetjet.al