-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akuzohet për korrupsion në zgjedhje, arrestohet Klodian Kapedani

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka arrestuar Klodian Kapedani për “Korrupsionin aktiv në zgjedhje”, në Kavajë.

Në një njoftim zyrtar SPAK sqaron se nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me këtë proçedim penal, janë krijuar dyshime se gjatë zgjedhjeve vendore Klodian Kapedani, iu ka premtuar dhe iu ka ofruar personave të tjerë para  për të marrë pjesë në votime.

Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr.58, datë 09.06.2023 të Gjykatës Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:

Caktimi i masës së sigurimit “Arresti në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim Klodian Kapedani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policise Tiranë kanë ekzekutuar në datën 09.06.2023 masën e sigurimit personale të vendosur ndaj personit nën hetim të mësipërm.
Hetimet paraprake për këtë proçedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar.”, njofton SPAK. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit