-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Propozimi i Ramës, Bislimi: Negociatat janë mes kosovarëve dhe serbëve, nuk kërkuan ndihmë

Kryesoret

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar në lidhje me draft-statutin e dorëzuar nga kryeministri, Edi Rama për për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në reagimin e tij ai u shpreh se Kosova nuk kërkoi ndihmë sa i përket hartimit të një draft statuti për Asociacionin, e rrjedhimisht, nuk ka relevancë propozimi i Ramës.

Në një intervistë për Al Jazeera Balkans, Bislimi tha se këto negociata janë mes Kosovës dhe Serbisë dhe në rast se kanë nevojë për përkrahje, do të kërkonin ndihmë.

“Diskutimet apo negociatat janë mes Kosovës dhe Serbisë drekt normalizimit të marrëdhënieve. Këto negociata janë mes kosovarëve dhe serbëve.

Nëse përfaqësuesit e Republikës së Kosovës kanë nevojë për përkrahjen nga miq dhe ndërkombëtarë…në këtë pikë ne nuk kërkuam që dikush të na ndihmojë për draft statutin. Për këtë arsye, nga përspektiva ligjore ky propozim ka zero relevancë.” u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit