-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tender luksi! Albpetrol 20 milionë për lajmet (Dokumenti)

Kryesoret

Tenderat dhe sidomos tenderat e fryrë janë kthyer në kryefjalë në ditët e fundit pas arrestimit të Vangjush Dakos. Gjithsesi, sot “5Pyetjet.al” publikon një rast që nisur nga shuma e cila është vendosur për prokurim hap debat dhe krijon dyshime.

Bëhet fjalë për një tender të hapur nga Albpetrol. Ky emër është dëgjuar dhe lakuar më shumë për ekipin e futbollit sesa si institucion që zhvillon aktivitetin duke administruar dhe operuar puset e naftës, vendburimet e gazit, etj.

Megjithatë, pavarësisht rrëmujës dhe kaosit që gjendet nxjerrja e “arit të zi” në Shqipëri, drejtuesi i këtij institucioni vendosi që të investojë për krijimin e një faqe të re zyrtare për të pasqyruar sipas tij punën që po bëhet dhe që populli nuk po e sheh. Konkretisht projektimin dhe ndërtimin e një faqe online.

Jo se nuk ka faqe aktualisht, por sipas drejtuesit Eltar Deda, duhet një e re “duke ndjekur praktika moderne”. Më tej në dokumentet e tenderit, Deda kërkon që faqja e re “të jetë dinamike”. Gjithashtu kërkohet edhe trajnimi i stafit me shumë kujdes.

Po sa lekë ka vendosur në dispozicion AlbPetrol? Tenderi është 20 milionë lekë pa TVSH (1,985,000.00 Lekë). Dokumentacioni me kërkesa dhe specifikime është përpiluar në një mënyrë të tillë që do ta kishte zili edhe një media. Deri tani nuk kemi parë ndonjë sukses të punës së Albpetrolit, por ndoshta e ka pasur fajin faqja e vjetër…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit