-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lidhja e Prizrenit/ Kurti: Bashkë me besë dhe aleatët jemi më të fortë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh nga aktiviteti për 145 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit se shqiptarët janë kthyer e rikthyer me trup e mendje për t’i ripërtërirë lidhjet e tyre politike në mes vete dhe me të tjerët.

Kurti gjatë fjalës së tij në shënimin e 145 vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit theksoi se me praninë e dy shteteve Kosovë-Shqipëri në këtë përvjetor mirëmbahet linja drejtuese institucionale e kultivimit të idealeve dhe interesave politike të kombit shqiptarë.

“Nga kjo ditë e deri më sot duke ecur nëpër etapa të ndryshme historike të tyre, në vazhdimësi shqiptarët janë kthyer e rikthyer me trup e mendje nga Prizreni, kah Lidhja për t’i ripërtërirë lidhjet e tyre politike në mes vete dhe me të tjerët.

10 qershori i vitit 1878 konsiderohet si fillimi i një udhëtimi të strukturuar politikë shqiptarë, i cili vazhdon dhe sot. Prandaj, sot i kemi këtu presidentët dy shteteve tona Republikane të Shqipërisë dhe Kosovës, për ta mirëmbajtur linjën drejtuese institucionale të kultivimit të idealeve dhe interesave politike të kombit shqiptarë.

Vetëm të lidhur bashkë dhe besnikërisht rreth Lidhjes si mendësi dhe vetëdije politike mund të avancojnë në rrugën tonë për forcimin politik të shteteve tona, bashkë me aleatët tanë strategjikë evropian e amerikanë”, tha Kurti.

Begaj para Osmanit dhe Kurtit: Dëgjoni SHBA-në

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit