Policia e Shtetit njofton se sot ka goditur një tjetër rast të kultivimit të kanabisit në Krujë dhe Lezhë. Asgjësohen nëpërmjet djegies, 700 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në zona të pyllëzuara të 2 fshatrave të Krujës dhe të malit të Bruzit.
Nga këto kontrolle në territoret e fshatrave Cudhi Kamp dhe Kroi i Madh, si dhe në malin e Bruzit, Krujë, u gjetën në total, të kultivuara në tokë, 700 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Asgjësohen nëpërmjet djegies edhe 436 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në tokë, në fshatrat Fregen dhe Gjobardhaj, njësia administrative Ungrej, Lezhë.