Në fillim të muajit maj, revista javore e gazetës Nju Jork Times, botoi një artikull të gjatë mbi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç që përmbante me hollësi mbi dyshimet për lidhjet e tij me një grup kriminal, pjesëtarë të të cilit po ndiqen penalisht nën akuzat për kryerjen e një sërë krimesh, përfshirë trafik droge dhe vrasje.
Artikulli tërhoqi vëmendje ndërkombëtare dhe jo vetëm në Ballkan, ku rrjete të gazetarisë investigative kanë raportuar më parë mbi dyshime të ngjashme, të cilat Vuçiç i ka mohuar.
Departamenti i Shtetit nuk pranoi të komentonte mbi besueshmërinë e pretendimeve që ngriheshin në artikullin e Nju Jork Times-it, megjithatë të paktën një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit e shpërndau lajmin në rrjetin e tij social.
Dyshimet e ngritura në artikull u shtruan edhe gjatë një seance dëgjimore në Kongresin e Shteve të Bashkuara mbi Ballkanin Perëndimor, muajin e kaluar.
Sipas artikullit të Nju Jork Times-it, lidhjet e policisë me grupin kriminal që drejtohej nga huligani i futbollit, Veljko Belivuku dhese banda e tij ishte organizuar për nevojat dhe me urdhër të Aleksandër Vuçiçit”.
Gazetari thotë se ishte skeptik që Presidenti Vuçiç të mos kishte qenë në dijeni të atyre që kishte bërë ky grup duke qenë se ai “ushtron tani thuajse kontroll të plotë në çdo aspekt të jetës publike”, në Serbi./DW