59-vjeçari, Kristo Suli ka humbur jetën ditën e sotme pasi është zënë poshtë nga zetori në Lunxhëri të Gjirokastrës.
Mësohet se viktima ishte duke punuar tokën. 59-vjeçari sapo kishte ardhur nga Greqia se bashku me familjen për te spërkatur të mbjellat.
Ka qene diferenciali qe u bllokua dhe me pas mendohet se viktima ka dale nga kabina e zetorit duke mos bere fikjen e tij.
Në këto momente mjeti ka bërë lëvizje të pakontrolluar.