Në orët e para të mëngjesit të sotëm lokali i këngëtarit të njohur, Noizy, është përfshirë flakët.
Sipas policisë nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve.
Ndërkohë lajmi është konfirmuar edhe nga faqe zyrtare të Instagram-it të biznesit të këngëtarit.
“Njoftim! Për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga një shkëndijë eklektike ZINS do të jetë përkohësisht i mbyllur deri në një njoftim të dytë”, thuhet në njoftim.