-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prishën qetësinë publike, procedohen 7 menaxherë lokalesh

Kryesoret

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 7 persona të cilët janë pronarë ose menaxherë pasi shqetësonin dhe prishnin qetësinë publike me muzikën e lartë në lokale.

Gjatë operacionit të zhvilluar u sekuestruan pajisjet që gjenerojnë muzikën.

Gjatë kontrolleve, në disa lokale në zona të ndryshme të Tiranës, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët dhe kanë shoqëruar në komisariate menaxherët dhe pronarët e këtyre lokaleve.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku u proceduan në gjëndje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetesisë publike”, shtetasit: E. S., 24 vjeç, G. T., 30 vjeç, M. K., 29 vjeç, D. K., 38 vjeç, G. M., 33 vjeç, D. H., 40 vjeçe, dhe F. C., 39 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisjet që gjenerojnë muzikën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit