Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka reaguar sërish për tensionet mbledhjen e kryesisë së PD-së, në datë 6 Qershor.
Përmes një reagimi të bërë në rrjetin social ‘Facebook’, ai thotë se duhet ruajtur standardi brenda partisë, e më tej thekson se udhëheqësit e dhunës ndaj deputetëve dhe gazetarëve duhet të mbahen përgjegjës.
REAGIMI:
“Në 15 Janar 2022 Këshilli Kombëtar i PD vendosi një standard: dhuna për shkak të mendimit ndryshe klasifikohet si shkelje e rëndë që sjell përjashtimin nga partia.
Duke iu përgjigjur edhe mendimit të Lulzim Bashës të shprehur të enjten mendoj se ka të drejtë. Standardi duhet ruajtur.
Urdhëruesit e dhunës ndaj deputetëve dhe gazetarëve duhet të mbahen përgjegjës!”, deklaron Korreshi.