Policia e Vau i Dejës ka evidentuar dhe goditur një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.
Rasti është zbuluar në fshatin Mnelë e Vogël ku nëpërmjet djegies asgjësuan 583 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.
Ndërkohë është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar, me inicialet N. Gj i cili kultivonte fidanët.
Nga ana tjetër është proceduar penalisht kryeplaku i fshatit Mnelë e Vogël, me inicialet P. Gj për shpërdorim të detyrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.