Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha sot pretencën për dosjen e inceneratorit të Fierit duke listuar dënimet me burg për Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Klodian Zoton, Arben Dervishajn, etj. Avokati i ish-deputetit Bllako, Sokol Haziaj tha se akuza e korrupsionit për klientin e tij ka rënë pasi nuk ka prova, ndaj sipas tij duhet të rrëzohet.
“Ne e kemi deklaruar edhe para gjykatës akuzat e ngritura nga prokuroria kanë qenë të padrejta dhe të pa referuara në faktet penale që dyshohen. Këtë fakt e identifikoi edhe gjykata. Duke pasur paqartësi organi juridik, gjykata normalisht, duhet të mbajë një qëndrim të thjeshtë.
Sa kohë prokuroria i qëndron të njëjtës akuzë duhet ta pushojë çështjen për korrupsion. Ngelet vetëm një akuzë, shpërdorimi i detyrë dhe akuza tjetër bie për shkak të paqartësisë së prokurorisë. Prokuroria nuk dha asnjë argument veçse kryeneçësisë” tha ai.
PRETENCA PER DOSJEN E FIERIT
Lefter Koka: 10 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 6 vite e 8 muaj
Alqi Bllako: 7 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 4 vite e 8 muaj burg
Klodian Zoto: 12 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 8 vite burg
Arben Dervishaj: 4 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 2 vite e 8 muaj burg
Arjola Kodra: 3 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 2 vite burg
Pellumb Abeshi: 4 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 2 vite e 8 muaj burg
Florian Muçaj: 3 vite burg, , për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 2 vite burg
Azem Shatëri: 3 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 2 vite burg
Erjon Murataj: 4 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 2 vite e 8 muaj burg
Sabina Cenameri: 4 vite burg (pezullim dënimi, për shkak se ka një fëmijë të mitur)
Loran Dusha: 8 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 5 vite e 4 muaj burg
Arbër Denizi: 7 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 4 vite e 8 muaj burg
Juri Imeraj: 7 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 4 vite e 8 muaj burg
Regan Merdani: 4 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 2 vite e 8 muaj burg
Gentian Zifla: 4 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 2 vite e 8 muaj burg
Inceneratori i Fierit/ SPAK: 6.8 vite burg Kokës, 4.8 vite Bllakos dhe 8 vite Zotos