-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

54 vjet më e re se ish-kryeministri, kush është gruaja e fundit e Berlusconit?

Kryesoret

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi ka ndërruar  jetë në orët e para të mëngjesit të së hënës në spitalin San Raffaele të Milanos.

Berlusconi ishte një nga politikanët më të shquar të Italisë, duke bërë një rikthim politik në vitin 2017, pavarësisht nga një karrierë e njollosur nga skandalet seksuale, akuzat e panumërta për korrupsion dhe një dënim për mashtrim tatimor.

Por, i ndjeri Berlusconi njihet edhe për jetën e tij aktive romantike dhe seksuale, teksa kujtojmë se vetëm pak më shumë se një vit më parë, ai kurorëzoi në martesë lidhjen e tij me deputeten italiane 54 vjet më të re, Marta Fascina.

Marta Fascina nisi një romancë me 85-vjeçarin pranverën e 2020-s, pasi ky i fundit u nda nga partnerja e tij, Francesca Pascale, me të cilin po ashtu kishte 49 vite diferencë. Pasi lidhja e tyre u bë publike, 31-vjeçarja nuk ka reshtur së treguari dashurinë që ndjen për Berlusconin.

Gushtin e kaluar, ajo bëri tatuash inicialet e tij, S. B., në gishtin e unazës (të njëjtën gjë bënë në të kaluarën edhe ish-të dashurat e Berluskonit, Sabina Began dhe Francesca Pascale).

Duket se kjo është një shenjë adhurimi për njeriun i cili, pavarësisht diferencës së madhe në moshë, i ka vjedhur zemrën dhe “meriton gjithë dashurinë e saj”.

Marta Antonia Fascina, e lindur në Kalabri, e rritur në Campania, e diplomuar për Letërsi dhe Filozofi në Universitetin La Sapienza të Romës.

Ajo kandidoi me partinë Forza Italia dhe u zgjodh deputete në vitin 2018 duke i zënë vendin Nunzia De Girolamo. La Fascina pasi u diplomua punoi në zyrën e shtypit dhe marrëdhënieve me publikun në Milano.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit