Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në fshatin Ngurrëz, Lushnje.
Automjeti me drejtues shtetasin A. Sh 32 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues 28-vjeçarin Sherif Metushi, ku si pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 04:10, në fshatin Ngurrëz, Lushnjë, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh., 32 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Sherif Metushi 28 vjeç
Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë shtetasi Sherif Metushi.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Gjatë natës, në fshatin Gur, Divjakë, është konstatuar i dëmtuar automjeti i shtetasit A. P., 42 vjeç, i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.