-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet “fermeri i kanabisit” në Vaun e Dejës, bashkëpunëtoret në kërkim

Kryesoret

Policia ka arrestuar 1 person të dyshuar për kultivimin e fidanëve narkotikë, në fshatin Mnelë e Vogël.
Arrestimi u bë në vijim të operacionit të ditës së djeshme, në të njëjtin fshat, u gjetën dhe u asgjësuan 583 fidanë narkotikë cannabis sativa, si dhe u shpall në kërkim njëri nga autorët e dyshuar të kultivimit të tyre.
Nga hetimet dyshohet se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me shtetasin N. Gj. (të shpallur në kërkim ditën e djeshme), janë autorë të kultivimit të 656 fidanëve narkotikë cannabis sativa, në fshatin Mnelë e Vogël. 583 fidanë u gjetën ditën e djeshme, ndërsa 73 fidanë të tjerë u gjetën në të njëjtin fshat, si rezultat i vijimit të operacionit antidrogë “Mnela”. Fidanët narkotikë u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Operacioni policor antidrogë i koduar “Mnela”, vijon për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për përcaktimin e plotë të autorësisë së kultivimit të fidanëve narkotikë, në fshatin Mnelë e Vogël.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.“, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit