-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajm i keq për shqiptarët që kërkojnë azil në Europë

Kryesoret

27 ministrat e brendshëm të BE-së negociuan të enjten gjatë gjithë ditës në takimin e Këshillit në Luksemburg, në mënyrë që të mund të miratonin një reformë gjithëpërfshirëse të procedurave të azilit dhe menaxhimit të imigracionit, të përgatitur prej vitesh. “Ka dritë në fund të tunelit,” tha një delegat nga negociatat ende në vazhdim pas gati 12 orësh diskutimi. Kryetarja suedeze e Këshillit, Maria Malmer Stenergard, kishte ndërprerë seancat tre herë dhe disa herë i kishte ndryshuar tekstet pas deklaratave të refuzimit nga delegacionet.

Më pas, më në fund, vendet e mëdha anëtare të BE si Gjermania dhe Italia ishin në bord, por jo ato më të voglat. Vendimi në fund nuk u mor unanimisht, por nga shumica e kualifikuar e shteteve anëtare që përfaqësojnë të paktën 65% të popullsisë së BE-së. Polonia dhe Hungaria, të cilat ende nuk duan të respektojnë rregullat e përbashkëta të BE-së për migracionin, votuan kundër.

Për vite me radhë, shtetet anëtare të BE-së kanë luftuar për reformën e azilit. Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje në Luksemburg, megjithëse nuk arritën të arrijnë unanimitet.

Planet kërkojnë trajtim dukshëm më kufizues të migrantëve pa asnjë perspektivë qëndrimi. Marrëveshja lejon procedurat e azilit në kufijtë e jashtëm të Evropës për herë të parë, në mënyrë që njerëzit me pak mundësi për të qëndruar në BE as mos të hyjnë as në BE. Për këtë do të krijohen qendra azili pranë kufijve. Nga atje, emigrantët do të dëbohen drejtpërdrejt….lexo ketu lajmin e plote.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit