Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një deklaratë për mediat foli për rritjen e pagave për deputetët dhe drejtuesit e qeverisë. Sipas Metës rritja e bërë nga kryeministri Edi Rama thellon pabarazinë.
“Kjo rritje e pagave që u trumbetua nga mazhoranca për të përmirësuar mirëqenien e administratës publike, rezultoi në thellimin e një pabarazie të tejskajshme.
Në qoftë se paga e Kryeministrit ishte 7 herë më e lartë se paga minimale, me këto ndryshime, ka shkuar 10 herë më e lartë se paga minimale.
Në qoftë se paga e Kryeministrit ishte 13 herë më e lartë se pensioni në qytet, sot me këto ndryshime, Kryeministri merr 23 herë më shumë se pensioni mesatar në qytet.“, tha Meta.