-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Monza kërkon emër të ri për stadiumin: Të riemërohet me emrin e Silvio Berlusconit

Kryesoret

Këshilli lokal në Monza ka paraqitur një mocion duke kërkuar që stadiumi të riemërtohet duke marrë emrin, Silvio Berlusconi.

Berlusconi vdiq këtë të hënë në moshën 86-vjeçare. Ai së fundmi ishte president i klubit të Monzas.

Stadiumi i këtij klubi fillimisht u quajt “Brianteo” dhe u ndryshua në “U-Power” kur u shitën të drejtat e emrit.

Por, tani nga Këshilli i qytetit të Monzas është propozuar që stadiumi të marrë emrin e Berlusconit.

Nga ky Këshill i është kërkuar kryetarit të komunës që të miratojnë kërkesën për emërtimin e stadiumit “Silvio Berlusconi”.

 “Përveç sukseseve të shumta të arritura gjatë karrierës së tij sipërmarrëse, politike dhe sportive, emri i Silvio Berlusconit do të mbetet përgjithmonë i ankoruar në qytetin tonë, sepse nën drejtimin e tij AC Monza arriti rekordin historik për të arritur elitën futbollit italian dhe për të garantuar qëndrimin e tyre edhe në sezonin në vijim”.

Berlusconi ishte president i Monzas nga viti 2018.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit