-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdekja e Berluscionit, Italia shpall të mërkurën ditë zie kombëtare

Kryesoret

Ditë zie kombëtare për Italinë do të jetë të mërkurën, ditën kur do të bëhet varrimi i Silvio Berlusconit në orën 15:00 në Katedralen e Milanos.

Siç njoftoi qeveria italiane, nga sot deri pasnesër flamujt do të valëviten në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike të vendit dhe në ambasadat e saj jashtë vendit.

Trupi i Silvio Berlusconit nuk do të vendoset nesër në pelegrinazh publik , pas një vendimi të autoriteteve italiane.

Sipas shtypit italian, autoritetet italiane u çuan në këtë vendim nga vështirësia e kontrollit të pjesëmarrjes së madhe të qytetarëve, pasi procesioni popullor ishte planifikuar të zhvillohej në një studio televizive të grupit Berlusconi jashtë Milanos.

Ndërkohë jashtë vilës Arcore, ku u mor trupi i ish-kryeministrit italian, nisën të mblidheshin një numër i madh qytetarësh, por në pallat kanë akses vetëm të afërmit e “Kavalierit” dhe miq të kufizuar të familjes.

Silvio Berlusconi vdiq mëngjesin e sotëm në orën 9:30  në moshën 86-vjeçare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit